Konjufca takohet me komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit tëKosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, që njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), Zdravko Vukić, i cili u shoqërua nga bashkëpunëtorët e tij dhe zëvendësambasadori i Kroacisë në Kosovë, z. Nedjeljko Špilek.

Gjatë këtij takim u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Konjufca vlerësoi se ky bashkëpunim sjell përvojën kroate në vendin tonë duke i shërbyer Kosovës në rritje të kapaciteteve të saj, në një drejtim që thellon edhe më tutje raportet ndërinstitucionale mes vendeve tona dhe përbën kontribut në synimin tonë të harmonizimit me standardet evropiane të mbrojtjes së të dhënave.

Siç thuhet në komunikatwn e Kuvendit tw Kosovws, Konjufca e falënderoi Vukić për mbështetjen dhe angazhimin e tij në drejtim të këtij bashkëpunimi, por edhe për kontributin në anëtarësimin me statusin e vëzhguesit të Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi në organin e pavarur të Bashkimit Evropian të mbrojtjes së të dhënave (EDPB), ku Kosova dhe kjo agjenci përfiton nga kapacitetet që ofron ky mekanizëm deri në përmbushje të plotë të standardeve evropiane.

Kosova ka përmbushur obligimet ndërkombëtare për të harmonizuar rregullativën e saj ligjore për mbrojtjen e të dhënave me ato të BE-së dhe puna e institucioneve tona do të vijojë, thuhet ndër tjerash në këtë komunikatë.

Të ngjashme