Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se të tronditur morën lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve.