Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.
Ajo thotë se e kanë finalizuar programin dhe ekipet.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, e kemi finalizuar programin. Kemi qenë të gatshëm qe një kohë, por nuk i kemi numrat prandaj nuk mund të themi çdo ditë që duam zgjedhje. Vendi në zgjedhje kërkon vota, jo deklarata”, tha ajo në t7
Bajrami komentoi edhe deklaratën e kryekuvendarit Konjufca i cili tha se VV është gati për zgjedhje.
“Po më duket se edhe ai e ka kuptu që skanë bo kurgjë”, tha Bajrami.