Konjufca thotë se po e dëgjon për herën e parë këngën prej Llalloshit: Kangë dhe përmendore njerëzve të gjallë nuk u bëhet

Image ref 86175098. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.
Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë shumë kritik, ndaj ish-deputetes së VV-së, Edona Llalloshi, duke thënë se nuk pajtohet fare me atë se i këndoi Albin Kurtit në Zvicërr.

Ja nuk e pasna ni… qe hera e parë. Unë mendoj se… bile edhe Kurti, sepse e njoh shumë mirë, ai e ndan mendimin se për së gjalli njerit nuk i qitet kangë. Besoj që pajtohet Kurti në këtë pikë. Përmendorja është mirë me iu ngrit vetëm heronjëve, që janë figura madhështore. Përmendore e këngë i bëhet, Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës, figurave të cilave shoqëria pasi të vdesin ua qet bilancin. Përmendore munden me të ba për së gjalli veç shoqnitë tjera, popuj tjerë ka kuptim. Por, na njëri-tjetrit, përmedndore edhe kangë nuk është mirë”, tha ai.

Të ngjashme