Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: thërras Inspektoratin

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 10:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit në bufe.

Ai tha se kjo sjellje është e papranueshme, teksa i paralajmëroi se në rast se e njëjta do të përsëritet, do të ua thërras Inspektoratin.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ai ua kujtoi deputetëve se në çdo hapësirë të kuvendit dhe të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, ku i ftoi që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit.

Të ngjashme