Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka vendosur që të mbrohet në heshtje, në rastin ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më datën 10 gusht të vitit 2016, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, kryeparlamentari tha se qëndron prapa deklarimeve që i ka bërë më parë lidhur me këtë rast.
Në këtë seancë gjyqtarja Edita Çanta e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për t’u administruar si provë procesverbali i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i datës 18 gusht 2016.
Prokurori Besart Mustafa, ka deklaruar në këtë procesverbal thuhet se Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës.
Seanca e radhës, për fjalën përfundimtare në këtë rast është caktuar për të premten e kësaj jave, në orë 13:00.