Konjufca zhvillon takim me nënkryetarët e partive politike

Prishtinë | 08 Pri 2025 | 12:19 | Nga Gzim Mujaj

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim me nënkryetarët e partive politike opozitare, me qëllim diskutimin për organizimin e seancës konstituive e cila do të mbahet me 15 prill, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje morën pjesë nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë . Nuk mori pjesë Lista Serbe.

Takimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme