Konkurs për shtatoren e Çettës ende pa marrëveshje për lokacionin

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 10:06 | Nga

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është në pritje të propozimeve për shtatoren e Anton Çettës. Artistët kanë edhe një javë kohë që t’i bëjnë ato. U kërkohet t’i shpalosin idetë për një vepër tri metra të lartë të shkrirë në bronz.

Këto janë kriteret e vetme të konkursit për shtatoren që është hapur, derisa ende nuk dihet lokacioni ku do të vendoset ajo. Buxheti prej 70 mijë eurosh është vënë në dispozicion të realizimit të projektit, shkruan sot Koha Ditore.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, së cilës sivjet i është bartur ky projekt nga Ministria e Kulturës, ka vendosur që të vazhdojë me procesin e realizmit të skulpturës, përderisa Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores po pret përgjigje për hapësirën e kërkuar.

MKRS-ja në shkurt të vitit të kaluar paralajmëroi vendosjen e gurit themeltar të shtatores në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Kishte edhe leje nga autoritetet komunale, por procesi u rikthye në pikën zero dhe tash s’ka as lokacion.

IAP-it, i cili para një viti e kundërshtoi procesin me arsyetimin se për krejt këtë ishte anashkaluar, i është bërë kërkesa për lejim të hapësirës ku planifikohet të vendosjet shtatorja, por ka më shumë se një muaj nuk i ka kthyer përgjigje Këshillit Organizativ. Por një gjë e tillë nuk paraqet problem për AMKMK-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme