Konstituohet Komisioni për Shëndetësi, Ismaili: Shëndetësia duhet të rikthehet prioritet i vendit

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se është konstituuar Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, të cilin do ta drejtojë gjatë kësaj legjislature, raporton Ekonomia Online.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se këtë përgjegjësi e merr me përkushtim, duke theksuar se qytetari meriton kujdes shëndetësor të sigurt dhe në kohë.

“Këtë përgjegjësi e marr me përkushtim dhe me bindjen se çdo qytetar meriton kujdes shëndetësor në kohë, të sigurt e cilësor dhe, mbi të gjitha, që e mbron nga shpenzimet e shumta nga xhepi”, shkroi ai.

Ai ka deklaruar se do të angazhohet për rikthimin e shëndetësisë ndër prioritetet e vendit, përmes investimeve konkrete dhe mbikëqyrjes së institucioneve shëndetësore.

“Fatkeqësisht, vëmendja institucionale ndaj shëndetësisë ka rënë, ndërsa nevojat e qytetarëve mbeten të mëdha. Do të kërkoj që ajo të rikthehet ndër prioritetet e vendit, me veprime konkrete, investime të menduara mirë dhe përgjegjësi për rezultatet”, tha Ismaili.

Postimi i plotë:

Të ngjashme