Konstituohet Komisioni Hetimor për shërbyesit e jashtëm të MPJD-së

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 10:37 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të mërkurën u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Ekonomia Online.

Komisioni përbëhet nga11 deputetë: Ariana Musliu-Shoshi, Haxhi Avdyli, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Hisen Berisha, Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi dhe Erxhan Galushi.

Kryetarja e Komisionit nga rradhët e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se në këtë mbledhje ka mungesë të anëtarëve të Komisionit për shkak të vizitave të tyre jashtë vendit.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se është jo serioze qasja për mungesën e anëtarëve, me arsyetime se ka takime.

“Është një koincidencë se në ditën e themelimit të këtij komisioni është mbajtur debati në Kuvend, ndërsa kryeministri ka pasur takim me Vuçiqin. Ky komision po miratohet në fazën e suksesshme të Kosovës që ka aplikuar për anëtarësim në KE”, tha Avdyli.

Kadrijaj në replikë tha se opozita ka lobuar çdoherë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Nuk kam dashur të bëj debat politik, kam votuar në Kuvend e ka aprovuar kryesia në bazë të atij vendimi, ajo që ka qenë inicuese është në Evropë që po lobon shumë për anëtarësim të Kosovës në KE”, tha ajo, dhe shtoi se “asnjë hezitim nuk e ka pas asnjë deputet i opozitës për të ndihmuar Kosovën në avancimin për anëtarësim në KE. Në radhën tjetër do ta bëjmë bashkë një plan të punës që mbahet nga ky komision”.

Të ngjashme