Mbështetja e vazhdueshme e shqiptarëve dhe bizneseve të bashkëkombasëve tanë në New York nuk ka të ndalur. Këtë radhë Konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York viziton një nga bizneset më të suksesshme të themeluara në Amerikë nga Shqiptarët, kompaninë Setplex e themeluar nga afaristët Dreshaj me seli në New York, e cila vazhdon të mbetet lider në Industrinë e IP TV/OTT në botë ku pjesë e kësaj kompanie është edhe platforma më e madhe e kanaleve televizive shqiptare për Amerikë TV ALB.
Kompania Setplex dhe TV Alb me seli në New York u nderua me vizitën e cila ju është bërë përgjatë ditës së Enjte nga anëtarët e Konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York!
Përgjatë vizitës ata u pritën në selinë e Kompanisë në New York nga themeluesit shqiptar Lionel dhe Benjamin Dreshaj, ku u njoftuan rreth aktiviteteve dhe planeve të mëtutjeshme të zgjerimit në industrinë ku kjo kompani operon.
Kompania Setplex u themelua në vitin 2006, e cila vazhdon të mbetet lider në ofrimin e shërbimeve më të sofistikuara në industrinë IP TV/OTT në botë, dhe zhvillimit të softtuerëve, ku pjesë e kësaj kompanie është edhe platforma më e dashur e kanaleve shqiptare dhe botërore e bashkëkombësve tanë në Amerikë TV Alb.
Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York shprehën edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve të Shqiptarëve në këtë pjesë të botës.