Nga udhëzimet e fundit dietike, rekomandohet që një njeri mund të hajë 2,300 miligram kripë ose një lugë gjelle në ditë.
Por nga studimet duket se konsumi mesatar për një ditë është rreth 3,400 miligram, konsumi I tepërt i kripës mund të çojë në probleme shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Këto janë disa prej tyre:
Etje e tepërt
Natriumi në kripë ndihmon balancimin e lëngjeve në trupin tuaj. Kur hani shumë kripë, trupi ka nevojë për më shumë lëngje për të ndihmuar pastrimin e sistemit tuaj në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të mund të funksionojnë siç duhet.
Ndryshime në urine
Si rregull, natriumi në trupin tuaj shkakton ndryshime serioze në urinim që mund të ndodhë për shkak të dy arsyeve:
Konsumimi i shumtë i kripës i bën veshkat të punojnë “jashtë orarit” për ta hequr atë nga trupi. Kjo mund të rezultojë në sëmundjen e veshkave që zakonisht e bën urinimin më të shpeshtë dhe me ngjyrë transparente.
Kocka të dobëta
Kur konsumoni shumë kripë, veshkat tuaja nuk mund ta zbrazin plotësisht dhe kjo rrit humbjen e kalciumit në masë të madhe. Një mangësi kronike e kalciumit mund të rezultojë në kocka të dobëta, probleme me dhëmbët tuaj dhe mund të shkaktojë gjithashtu një zhvillim të osteoporozës.
Dhimbje të vazhdueshme koke
Konsumi i tepërt i natriumit rrit sasinë e gjakut në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë në enët e gjakut. Ky zgjerim i enëve të gjakut shkakton presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe si rezultat, mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda dhe të herëpashershme.