Efektet negative të dehjes me alkool zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme, kanë paralajmëruar ekspertët.
Një studim i zhvilluar nga Universiteti British Columbia, ka konfirmuar se dhimbjet e kokës dhe lodhja e të nesërmes pas një nate plot alkool, ulë aktivitetin elektrik në tru, duke ndikuar tek funksionet për një periudhë afatshkurtër.
Të gjeturat tregojnë se të dyja funksionet ai i të mësuarit dhe vendimmarrjes dëmtohen gjatë periudhës derisa trupi rikuperohet.
Reagimi i tillë është i ngjashëm me atë të një goditje në tru, që gjithashtu ulë aktivitetit elektrik.