Konsumoni lajthi sa të mundeni pasi ato kanë shumë dobi në trupin tuaj. Jo vetëm thelbi, por edhe gjethet e trupi i saj mund të kurojnë shëndetin.
Përpos që është e mbushur me vitamina, thelbi i lajthisë preferohet edhe për organizma të dobësuar dhe për rata që janë anemikë si dhe për gratë shtatzëna, transmeton Klan Kosova.
Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë, ndërsa nga gjethet mund të qetësohen infeksionet e zorrëve dhe diarrea.
Gjethet e thara të lajthisë përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre.