Organizata The Way në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizoi projektin dizajnimi i kontejnerëve me moton “Jo në tokë po në shportë”.
Gëzime Gegaj, përfaqësuese e The Way, tha për Ekonomia Online se ky projekt po organizohet me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për hedhjen e mbeturinave dhe mundësi për artistet që të shpalosin talentin e tyre.
“Projekti do të zhvillohet për 4 ditë dhe mendohet të realizohen deri në 100 kontejnerë. Një mbështetje mjaft të madhe materiale ka dhënë ‘Bau Market’ i cili ka mbulua gjithë materialet për realizimin e dizajnëve”, tha ajo.
Po ashtu ajo tha se qëllim tjetër është edhe tërheqja e vëmendjes së qytetarëve që mbeturinat të mos hedhin në tokë, por në kontejner dhe për të pasur një mjedis më të pastër.
Foto: Ekonomia Online