Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur të enjten në një takim drejtorin e hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçin.
Gjatë takimi ata u dakorduan që të gjitha kontestet që kanë rreth pronave të hekurudhave të Kosovës, të zgjidhen në mënyrë institucionale konform ligjit për hekurudhat e Kosovës, i cili është në fuqi, dhe konform të gjitha ligjeve të Kosovës që e rregullojnë këtë fushë.
U tha se e gjithë kjo bëhet në mënyrë që projektet infrastrukturore, por edhe investimet tjera të mundshme të mos pësojnë për shkak të kontesteve të trashëguara si rezultat i një marrëveshje të hershme me hekurudhat e Kosovës, të cilat më vonë janë kontestuar për shkak të regjistrimit të pronës së hekurudhave të Kosovës në bazë të një vendimi administrativ për shpronësim, i cili është aprovuar që në vitin 1974 nga Kuvendi i Kosovës.