Mesi i muajit janar, i 15’ti e më së largu i 17’ti janar do të jetë koha e fundit kur do të përfundojë kontesti gati se 30 vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Mesi i janarit eshte koha e përcaktuar nga zyrtarët e Maqedonisë, që të perfundojnë ndryshimet kushtetuese në bazë të marrevëshjes me Greqinë. Kështu ka deklaruar për Gazeta Metro publicisti i njohur nga Maqedonia Arben Ratkoceri, i gazetës më të besuar atje, Koha.
“Shumica e nevojshme, është siguruar dhe nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve të parapara, maksimumi me 15 janar në Maqedoni, do të përfundon ky proces”, ka thënë Ratkoceri.
Ai shpjegon se në bazë të një dinamike të caktuar më herët nga palët negociuese të Athinës dhe Shkupit zyrtar, si dhe sponzoruesve ndërkombëtarë të kësaj marrëveshje, pritet që menjëherë pas 15 janarit të mblidhet edhe parlamenti grek që ta ratifikon marrëveshjen e Prespes, si dhe të voton për pranimin e Maqedonisë në NATO.
“Andaj edhe gjithçka duket se edhe në Greqi çështja do mbaron brenda janarit, përkundër kundërshtimeve të opozitës greke, mirëpo kryeministri grek, Tzipras ka premtuar që çështjen do e perfundojë menjëherë sa të votohen ndryshimet ne Maqedoni. Pra pjesa e dyte e janarit e permbyllë anën juridike të procesit, në dy shtetetet, që zgjati kontestin gati se 30 vjeçar të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë”, ka përfunduar Ratkoceri. /gazetametro.net