Kontigjenti italian ia transferon pronësinë e urës “Bailey” Komunës së Deçanit

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’ADDARIO, ambasadori italian në Kosovë Cristoforo Sardi dhe Autoritetet Lokale morën pjesë në ceremoninë për transferimin e pronësisë së urës “Bailey” nga Kontigjenti italian tek komuna e Deçanit, transmeton Ekonomia Online.

Dorëzimi i urës, që ndodhet pranë manastirit të krishterë ortodoks të Deçanit, u vulos me nënshkrimin e transferimit të pronësisë dhe prerjes së shiritit nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, koloneli Daniele Pisani dhe qytetarit të parë të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ura, 24 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, me një kapacitet ngarkese 15 ton, nuk ka pasur synim vetëm për drejtimin e aktiviteteve ushtarake. Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë në dispozicion të popullatës vendase, të cilët e kanë quajtur atë “ura e italianëve.”

Dhurimi/ Dorëzimi është pjesë e aktiviteteve të bashkëpunimit civil dhe ushtarak të kryera nga kontigjenti italian, i cili që nga viti 1999 ka operuar në këto vende nën patronatin e NATO/KFOR-it, përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, duke kontribuuar në ofrimin e një mjedisi qetë dhe të sigurt.

Të ngjashme