Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
I njëjti u arrestua pasi që në veturën e tij janë gjetur tre sirian (refugjat), që dyshohet që kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.