Kontraceptivët oral rrisin rrezikun tek gratë për disa tipe të sulmeve në tru, kanë treguar studime të reja.
Ilaçet për kontrollimin e shtatzënisë rrisin gjasat tek gratë që të përjetojnë sulm ishemik, i cili ndodh kur një artere në tru bllokohet, e cila përbën 85% të rasteve kur gjendja e pacientit është në rrezik për jetë.
Studiuesit nga Universiteti Loyola në Chicago kanë deklaruar se duhet të dekurajohet përdorimi i kontraceptivëve.
Pilula të tilla nuk rrisin rrezikun për sulme hemorragjike, të cilat shkaktohen nga ndonjë gjakderdhje në tru.
Megjithatë rreziku për bllokim të artereve qëndron, ndonëse është më i ulët tek gratë që nuk kane ndonjë faktor risku tjetër, siç mund të jetë duhanpirja apo shtypja e lartë e gjakut.