Telekomi i Kosovës ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile, raporton Ekonomia Online.
Njoftimi zyrtarë pritet të jepet në një konferencë për medie të cilën e kanë paralajmëruar menaxhmeti i PTK-së.
Në orën16:00 pritet që kryeshefi ekzekutiv, Bedri Istrefi ta bëj publike këtë.
Në janar të vitit 2009, Telekomi dhe Z-Mobile kishin nënshkruar marrëveshje ku Z-Mobile bëhej operator virtual i Telekomit.
Beteja ndërmjet Telekomit dhe Z-Mobile që nga 2016-ta po vazhdon në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.