Kontributi i ushtarit nuk matet me një copë letër!

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 12:12 | Nga

Shkruar nga: Naim N. Ramizi

Këtyre ditëve OVL e UÇPMB-së ndau “mirënjohje” për ushtarët e dikurshëm duke bërë kështu ndarjen dhe përçarjen e radhës mes ushtarëve edhe ashtu të ndarë e përçarë nga skena politike e pasluftës.

Do të doja të dija në bazë të cilave kontribute qofshin ato të zakonshme apo të jashtëzakonshme u ndanë ato “mirënjohje”?

Kontributi i ushtarit nuk matet me një copë letër! As unë dhe as shokët e mi nuk vuajmë dhe nuk do të vuajmë kurrë për epitete personale aq më pak kur jomeritorët vlerësojnë meritorët sa për sy e faqe.

Kam dëgjuar të ndahen ushtarët në periudha kohore të inkuadruar nga fillimi dhe ata të inkuadruar më vonë, kjo ndarje është më shumë se e padrejtë nga që plumbat e armikut nuk i kanë ndarë në periudha ushtarët.

Sido që të jetë qoftë në ndërgjegjen tuaj. Ju as nuk mund t’i jepni dhe as t’i merrni asgjë veprimtarisë së ushtarit qoftë me ose pa “mirënjohje”.

Unë nuk pata nderin të jem nga ushtarët e parë por pata nderin të jem nga ushtarët e fundit që mbetëm me uniformë pas vrasjes së Komandant Lleshit dhe nga të paktët ushtarë që e përcollëm me nderimet më të larta ushtarake ne vendin ku sot prehet Komandanti!

naim

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme