Në kuadër të kontrollave sistematike të nxënesve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, sot Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka vizituar nxënesit në Shkollen Fillore të Mesme të Ultë “Hasan Prishtina“ në Milloshevë, ku edhe është duke u zhvilluar kontrolla sistematike nga stafi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kryetari Gashi, përgëzoj stafin shëndetësor për përkushtimin dhe punën pasiqë siç theksoi dhe ai, shëndeti i atyre që do ta gëzojnë të ardhmen e vendit tonë ka rëndesi të madhe dhe se ne do vazhdojmë të punojmë për t’iu siguruar brezave tanë të tashme dhe të ardhme të sigurt.
Këto vizita sistematike nga stafi shëndetësor i QKMF-së janë zhvilluar gjatë 30 ditëve në gjitha shkollat e komunës së Obiliqit dhe janë kontrolluar rreth 4000 nxënës.