Kontrollet me dron, policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 200 gjoba në trafik

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se në javën e fundit ka gjobitur 1 mijë e 296 qytetarë për mosrespektim të rregullave në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Ndërsa, gjatë javës së fundit në këtë komunë janë shkaktuar 30 aksidente në trafik.

Sipas policisë, 35 personave ju ka marrë patentë shoferi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë)”, thuhet nga policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme