Fatmir Gashi kandidatë për kryetar të Pejës, nga Aleanca për Kosovën e Re, (AAK), sot gjatë një konventës së Aleancës me kandidatë për kryetarë të komunave, tha se është zotuar bashkë kryeministrin Haradinaj që t’i largojë praktikat e këqija në Pejë.
Gashi, premtoi veprime konkrete për rregullimin e qytetit të Pejës, duke thënë se për tri vjet e gjysmë ata nuk kanë punuar asgjë, raporton EkonomiaOnline.
“Peja konsiderohet me tendoremani, Peja është qytet i ujit ajo ka mungesë të ujit, Peja sot ka bulduzher të cilët prishin e ndreqin veç për të parë se janë duke punuar”, ka thënë Gashi.
Qeverisja në ikje është qeverisje e propagandës dhe intrigave, ka theksuar ai.