Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e VII zgjedhore.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij tha se kjo përzgjdhje e rinisë së PDK-së është e ardhmja e politikës me zërin e tyre.
“Më duket koencidente që po e përmbyllim zgjedhjet në rinin demokratike të Kosovën në një vit të ri. Por të dashur delegatë përtej simbolikës e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK- ja dhe të rinjt e saj jo vetëm që po nisin një mandat të ri por edhe një cikë të ri politik. Ky cikël i ri politik të nis me këto zgjedhje të reja dhe të rinis një fillimi i ri politik për zërin e tyre. Prandaj ky është momenti juaj, kjo është e tashmja dhe e ardhmja juaj dhe Partia Demokratike e Kosovës është familja politike e juaj”, tha ai.
Ai tha gjithashtu se në PDK nuk ka pasur diskriminim gjinor dhe se për këtë 40 përqind e vajzave kanë qenë në pozita udhëheqëse.
“Për herë të parë një numër rekord i vajzave kanë garuar për pozita udhëheqëse dhe tani 40 përqind e krytarëve të degëve janë pikërisht vajza. Ky është një shembull fantastik i përqafimit organik të platformës son bashkë 50/50 për barazi të plotë gjinore në përfaqësim dhe vendimarrje dhe jam shumë i lumtur që kët shembull para së gjithash po e dëshmojmë me rinië tonë të mrekullueshme”, tha Krasniqi.
Kjo konventë u mbajt dy ditë pasi i mbushi 23 vjet të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.