4 mijë e 472 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë.
Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se në 24 orët e fundit janë bërë 177 kërkesa.
Sipas të dhënave që prezantoi ai, në Leposaviq deri më tani janë bërë 1 mijë e 326 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1 mijë e 115, në Zubin Potok 707 dhe në Zveçan 803 kërkesa./ Klankosova.tv