Koordinatori Hoti e pranon se “Gara e Diturisë” kishte gabime – merr kritika nga deputetët

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 15:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Arsim është diskutuar rreth testit të organizuar në shkollat e Kosovës nga Koordinatori Nacional për Rini, e quajtur  “Gara e Diturisë”, e cila u kritikua mjaft nga deputetët, raporton EkonomiaOnline.

Koordinatori Rexhep Hoti e pranoi se ka pasur gabime gjuhësore, por u mundua të arsyetohet duke thënë se ka qenë “gara e parë në nivel kombëtar”.

Anëtarët e komisionit shtruan një sërë pyetje për koordinatorin Hoti, por pak prej tyre morën përgjigje çka çoi edhe në fyerje të deputetëve se po bëjnë pyetje “paushall”.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci u interesua të di se kush janë ekspertët që kanë qenë të angazhuar në planin e veprimit dhe se sa mjete janë shpenzuar për përpilimin

“Koordinator na keni sjell shumë materiale por nuk ishin të gjitha testet dhe i kërkova disa teste ku janë bërë publike gabime të shumta nuk ishin aty. Sa mjete janë shpenzuar deri tani komplet? Ka pas teste janë dëshmuar gabime përmbajtjesore”.

E Hoti tha se shërbimet janë kryer nga Kryeministria, ndërsa emrat e “ekspertëve” nuk i dha duke thënë se janë konfidencialë.

“Formën e kryen shërbimi i kryeministrisë dhe ministrisë. Të gjitha punët që shtypin dhe janë kontraktuar ne i marrim ato që janë në dispozicion të kryeministrisë. U fol me të drejtë për gabime në forma të ndryshme. Me urgjencë kemi hartuar dy grupe punuese për këto gabime. I gjithë testi përshin 2863 pyetje, ne kemi 11 gabime përpiluese nga profesorët, 3 të faqosjes, 2 në çelës, 4 gabime minore, gjithsej 19 gabime. Unë zonjë flas me fakte jo me pallavra”, tha Hoti.

Ai tha se testi ka kushtuar 21 mijë 402 euro, 83 centë. Përkthimi 1243 euro, shtypi mbi 43 mijë.

Në pyetjen e tij, kryesuesi i komisionit Ismajl Kurteshi shtroi çështjen e komunave të veriut në përfshirjen e testit, e që mori përgjigjen se vënia e taksës ka penguar punën por që mori edhe reagim të deputetes Teuta Haxhiu.

“Po i kemi të gjitha. Pas taksës ata kanë ngrirë punën me ne por është i përcaktuar nënkordinatori dhe ata kanë qenë pjesë e këtyre teksteve”.

E Haxhiu pati edhe pyetje të tjera.

Ndërsa Albulena Halimi nga Nisma Socialdemokrate u interesua të di nëse kanë pasur aprovimin e MASHT-it për testet.

“A e ka bë MASHT aprovimin e testeve? A është dashtë mbarëvajtjen e testit ta bëni ju personeli juaj apo mësimdhënësit dhe ajanë paguar mësimdhënësit që ju kanë ndihmuar ju për ta mbajt këtë test?”

Megjithatë, ata nuk morën përgjigjet e pyetjeve të adresuara.  Krejt çka tha Hoti është se “e gjithë procedura është në bazë të Kushtetutës së Kosovës”.

Hoti nuk e ndjen veten fajtor. Madje krenohet me këtë projekt që po cilësohet si i dështuar.

“Unë nuk e ndiej veten fajtor por jam krenar që po e udhëhiqi projektin më të suksesshëm. Për fajtorët flasim kur vjen koha”.

Deputetët bën shumë pyetje por u ankuan se nuk morën përgjigjet e duhura nga koordinatori Hoti.

E kryesuesi i Komisionit, Ismajl Kurtehsi akuzoi Hotin se nuk po jep përgjigje rreth pyetjeve të deputetëve.

Ndërsa idenë për mbajtjen e këtij testi e quajti të gabueshme.

“Së pari më shumë jeni marrë me komente se me përgjigje. Nuk i keni dhënë emrat e ekspertëve që ju obligon ligji. Nuk na i dhatë shifrat e përgjithshme të shpenzimeve, ministri nuk u pajtua që nuk ka pas dakordancë Ministria me atë që keni bë ju dhe duhet patjetër të na sjellni  Është gabim i qeverisë që e ka krijua një institucion paralel të futet në çështje të arsimit derisa kemi MASHT që ka njerëz që merren sa vite me këto punë. Në disa raste ishin edhe një lloj fyerje për deputetët për sugjerimet që iu dhatë”.

Të ngjashme