Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), z. Burhan Maxhuni, ka zhvilluar një takim pune me udhëheqësit e zyrave rajonale, me fokus në rritjen e koordinimit dhe efikasitetit ndërinstitucional në nivel lokal.
Gjatë takimit, z. Maxhuni theksoi rëndësinë e rolit të zyrave regjionale në mbrojtjen dhe ndihmën për viktimat, duke nënvizuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet niveleve qendrore dhe rajonale.
ZMNV-ja mbetet e përkushtuar në avancimin e të drejtave të viktimave dhe sigurimin e një mbështetjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për ta.