Koordinim i plotë institucional, ende asnjë rast me CoronaVirus në Ferizaj

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Orët e mëngjesit tash e sa ditë në zyrën e të parit të Komunës, Agim Aliu, janë menaxhim i situatës emergjente për të zbatuar masat e ndërmarra mbrojtëse kundër paraqitjes së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri, mjeku mikrobiolog me famë botërore, Lul Raka e drejtues, përfaqësues të institucioneve shëndetësore, pjesë e Shtabit Emergjent, u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ky i fundit me rekomandimet e zbatuara të profesionistëve shëndetësor konstatoi se Ferizaj ka marr të gjitha masat e domosdoshme për parandalimin e përhapjes së virusit dhe se aktualisht nuk ka asnjë rast CoronaVirus në Ferizaj.

Tutje, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shtoi se ekspertiza e mjekëve, forcave të sigurisë që iu garantua sot, e bën edhe më të lehtë tejkalimin e kësaj situate.

Të ngjashme