Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet dy shteteve.

Marrëveshja parasheh mbështetje financiare me qëllim fuqizimin e kapaciteteve dhe avancimin mëtejmë profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë kuadër, Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e profesional” shkroi Maqedonci.

Ai thotë se marrëveshja përfaqëson një dëshmi të qartë të partneritetit strategjik dhe të gatishmërisë së përbashkët për ta forcuar më tej bashkëpunimin në mënyrë konkrete dhe afatgjate.

Të ngjashme