Kopac: Anëtarësimin e Kosovës në ENTSO-E po vazhdon ta bllokojë Serbia

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 08:37 | Nga

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, ka deklaruar se me gjithë presionet që i kanë bërë, Serbia po vazhdon ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E), shkruan sot Koha Ditore.

Ai në një takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim rajonal, ka thënë se Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të zgjidhet ky problem, por se rezultate nuk janë parë.

Sipas tij, arsye që Serbia ka dhënë për bllokadën është moslejimi nga institucionet e Kosovës, i vendosjes së furnizuesve elektrikë në pjesën veriore të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme