Kopertina skandaloze e “Corriere dello Sport” para derbit Inter – Roma

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Të premten (nesër) luhet derbi mes Interit dhe Romës në Serie A, dhe gazeta e njohur italiane ‘Corriere dello Sport’ ka vendosur që kësaj ndeshje t’i kushtojë një balline skandaloze.

Gazeta me traditë 100 vjeçare, që mban edhe rekord për shitjet ditore në Itali, ka ngjallur zemërim për kopertinën që ka nxjerrë në shitje ditën e enjte.

Ajo në faqen e parë përmban sulmuesin me ngjyrë të Interit, Romelu Lukakun dhe mbrojtësin e Romës, po ashtu me ngjyrë, Chris Smalling, duke vendosur titullin ‘Black Fridayi’ (E premtja e zezë).

Në një kohë kur futbolli po përballet me një valë të fortë të racizimit, e në veçanti futbolli italian, kopertina e ‘Corriere dello Sport’, po cilësohet shumë ofenduese.

Cilido që të ketë qenë synimi i gazetës me këtë titull, ndoshta edhe për t’iu ofruar mbrojtje lojtarëve me ngjyrë, ajo ka dalë një shaka e keqe, me të cilën po merren të gjitha mediet sportive.

Të ngjashme