Aeroporti i Lumalasit vetëm pak km larg qytetit të Korçës pritet të rivihet në funksionim si një aeroport ndërkombëtar i përmasave të vogla.
Sinjalet e shpresës se rikthimit për këtë investim vijnë nga hartimi i studimit të fizibilitetit për këtë aeroport në periferi të qytetit më të madh në juglindje të Shqipërisë, përcjellë Klan Kosova.
Duke pasur në duar një kopje të këtij studimi, Prefekti Dhori Spirollari ka organizuar një takim me drejtues të pushtetit lokal, si nxitje për hapat e mëtejshëm në realizimin e këtij projekti.
Prefekti Spirollari deklaroi se për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të përmasave të vogla në Lumalas, përllogaritet një investim me vlerë rreth 25 milion euro, shkruan lapsi.al.
Ai shprehu bindjen se vitin e ardhshëm ky investim do fillojë të realizohet. Edhe pse në kuadrin e projektit, për ngritjen e aeroportit të Lumalasit ka shfaqur interes shoqata e aeronautikës. Ajo mund ta shfrytëzojë aeroportin e Lumalasit për fluturime sportive dhe turistike.
Në rast se ky aeroport i vogël do të nisë nga ndërtimi në vitin 2019, ai rivihet në funksionim plot 90 vite pas uljes së parë të një avioni në të. Ka qenë viti 1929 kur u përurua aeroporti lokal i Lumalasit. Vitet e fundit, në fushën e tij u vendosën blloqe betoni si masë parandaluese për trafikun nga ajri të drogës.