Korea e Veriut thyen tabutë, fillon prodhimin e uiskit

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Babai, Kim Jong-un ishte një pijedashës i njohur dhe preferonte konjakun “Hennessy”, por duket se dhe i biri, Kim Jong Un i preferon pijet alkoolike dhe mbi të gjitha uiskin.

Për këtë arsye dhe Koreja e Veriut është përshtatur me shijet e Liderit Suprem dhe është transformuar në një prodhuese e pijes së njohur me origjinë skoceze.

Disa ditë më parë kompania e udhëtimeve që promovon ture në Korenë e Veriut njoftoi se ka në dorë një mostër të uiskit koreanoverior, me etiketën “Samilpo”.

Samilpo është emri i një liqeni në malin e shenjtë Kumgang, i cili njihet si një nga vendet më të bukura në Korenë e Veriut.

Sipas kompanisë së udhëtimeve, dizajni i shishes është shumë i ngjashëm me atë të “Johnny Walker” dhe ka dy lloje uiskish, me përmbajtje alkooli 40% dhe 42%.

Uiski “Samilpo” pritet të dalë në dyqanet e Penianit gjatë këtij viti, megjithatë blerja e tij do të jetë “mollë e ndaluar” për njerëzit e thjeshtë në vend, pasi çmimi i tij është 15 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme