Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, raportoi shtypi vendas.
Takimi po zhvillohet në qytetin kufitar të Panmujonit dhe në rendin e ditës janë lidhja e transporteve mes dy vendeve, formimi i një komiteti të përbashkët ushtarak si dhe çështjet humanitare dhe shkëmbimet kulturore dhe sportive.
”Koreja e Jugut shpreson që të dy palët të mund të gjejnë një marrëveshje për masat praktike”, tha në fillim të takimit udhëheqësi i delegacionit, ministri koreano-jugor i Bashkimit dhe Unifikimit, Cho Myoung Gyon, përcjell ATSH.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong , u takuan në Pyongyang muajin e kaluar për samitin e tyre të tretë këtë vit, duke rënë dakord mbi një sërë projektesh që synojnë rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kjo përfshin zbatimin e planeve për lidhjet e reja hekurudhore dhe rrugore para fundit të vitit dhe ringjalljen e projekteve të përbashkëta ekonomike të pezulluara.
Megjithatë, sanksionet ndërkombëtare ende nuk janë hequr, për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik.
Moon Jae e konsideron përmirësimin e marrëdhënieve mes dy koreve si një pjesë të rëndësishme për denuklearizimin e gadishullit.