Koreanët e Veriut shënojnë tetë vjetorin e vdekjes së Kim Jong il

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Koreanët veriorë kanë shënuar tetë vjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit të tyre Kim Jong il këtë javë.

Në një mbrëmje të ftohtë dhe të lagësht të hënën, në prag të përvjetorit, turma njerëzish u mblodhën në Mansu Hill për të hedhur lule dhe për t’u përkulur në statujat gjigande të Kim Il Sung dhe Kim Jong Il, njofton Klan Kosova.

Statuja e Kim Jong Il u ngrit në vitin 2012 pas vdekjes së tij në dhjetor të 2011-ës.

Njerëz të shumtë vazhduan respektin e tyre edhe të martën në mëngjes, ndërsa flamujt kombëtarë u ulën në gjysmështizë rreth kryeqytetit Pyongyang.

Koreanët e Veriut iu referuan Kim Jong Il si “gjenerali i tyre i madh” dhe ofruan afirmimet e zakonshme të mbështetjes për liderin e tyre aktual, Kim Jong Un.

Kim Jong il udhëheqi me vendin nga viti 1991 deri më 2011 pas vdekjes së babait të tij Kim Il-sung.Klan.Kosova.


Të ngjashme