Koreja e Veriut do të dërgojë trupa për të luftuar krahë Rusisë

Prishtinë | 18 Tet 2024 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Veriut ka nisur të dërgojë trupa për të luftuar krah Rusisë në Ukrainë, ka thënë agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ndërsa Seuli paralajmëroi për një “kërcënim të rëndë sigurie”.

Pretendimi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se besonte se 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut mund t’i bashkohen luftës, bazuar në informacionin e inteligjencës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol bëri thirrje për një takim sigurie të premten dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet me “të gjitha mjetet në dispozicion”.

Sipas agjencisë së spiunazhit, 1 mijë e 500 trupa kanë mbërritur tashmë në Rusi – me burime anonime që i kanë thënë mediave koreano-jugore se shifra përfundimtare mund të jetë më afër 12 mijë.

Të ngjashme