Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një rakete të re balistike të kontrolluar nga një sistem udhëzimi preciz dhe urdhëroi zhvillimin e armëve edhe më të fuqishme strategjike, raportoi të martën agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.
Raketat e testuara të hënën ishin të pajisura me një sekuencë të avancuar të automatizuar të para-nisjes, krahasuar me versionet e mëparshme të raketave “Hwasong”.
‘Kjo tregoi se Koreja e Veriut kishte nisur një raketë të modifikuar të Skud-it’, thotë ushtria e Koresë së Jugut.
Testi i raketës balistike të hënën me rreze të shkurtëra zbriti në det nga bregu lindor dhe ishte i fundit në një seri të testeve të raketave që sfidon presionin ndërkombëtar dhe kërcënimet për më shumë sanksione.
Kim Jong Un tha se shteti do të zhvillojë armë më të fuqishme për të mbrojtur Korenë e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara