Koreja e Veriut ka pohuar se e ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike të quajtur Hwasong-8 të martën.
Media shtetërore tha se raketa e re ishte një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve të përcaktuara në planin pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.
Ata e quajtën raketën një “armë strategjike”, që do të thotë se zakonisht ka aftësi bërthamore.
Nisja e së martës është një tregues tjetër i rritjes së teknologjisë së armëve të Phenianit mes sanksioneve të rrepta, shkruan BBC.