Zyrtarët në Korenë Jugore kanë rikthyer masat e izolimit në Seul, shtëpi për 52 milionë banorë të këtij shteti, pas rritjes më të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në pothuajse dy muaj, 79 raste në 24 orë.
Muzetë, parqet dhe galeritë e artit do të mbyllen sërish të premten për dy javë, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, teksa kompanive u është kërkuar të rikthejnë kushtet fleksibile të punës për punëtorët.
“Ne kemi vendosur që të ashpërsojmë të gjitha masat e karantinës në zonën e qytetit për dy javë, duke nisur nga nesër deri më 14 qershor”, ka thënë sipas agjencisë së lajmeve, AFP.
Banorët në Seul janë këshlluar që të shmangin grumbullimet apo turmat e mëdha të njerëzve nëpër restorante dhe bare, derisa institucioneve fetare u është kërkuar vëmendje shtesë.
“Dy javët e ardhshme janë vendimtare për të parandaluar përhapjen e virusit në zonën e kryeqytetit”, ka thënë Park, teksa ka shtuar se “neve do të na duhet të kthejmë masën e distancimit fizik nëse dështojmë”.
Kufizimet në lëvizje janë hequr më 6 maj në këtë shtet, pasi pandemia me koronavirus ishte vënë nën kontrollë.