Koreja Veriore kritikon ShBA-në: Hapin e parë e bëre gabim

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Koreja Veriore tha të shtunën se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka bërë hap të gabuar dhe e ka zbuluar armiqësinë e rrënjosur përmes kritikimit të testimit të raketës vetëmbrojtëse.

Të premten, shteti komunist tha se ka lëshuar një lloj të ri të raketës balistike me rreze të shkurtër veprimi. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ky testim i shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por ai mbetet i hapur për diplomaci me Pjongjangun.

Ri Pyong Chol, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës në Korenë Veriore, tha se testimi i raketës ishte vetëmbrojtës kundër kërcënimeve që paraqesin Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara me ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake dhe armët e tyre të avancuara.

“Ne në asnjë mënyrë nuk jemi duke zhvilluar armë për t’ia tërhequr vëmendjen dikujt apo për t’ia ndikuar politikat. Mendoj se administrata e re e ShBA-së qartazi e bëri gabim hapin e saj të parë”, tha zyrtari i lartë korean.

Ai madje e akuzoi aministratën e Bidenit për shfrytëzim të çdo mundësia për ta provokuar Korenë Veriore duke e cilësuar atë si kërcënim për sigurinë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Testimi i raketës në Korenë Veriore erdhi vetëm disa ditë pasi sekretari i Shtetit, Antony Blinken, u zotua për të punuar drejt denuklearizimit të Koresë Veriore.

Të ngjashme