Koreja Veriore shqyrton suspendimin e bisedimeve me ShBA-në

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Koreja Veriore po e shqyrton mundësinë e suspendimit të bisedimeve me Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe mund ta zmbrapsë ndalesën e testeve raketore dhe bërthamore po që se Washingtoni nuk shprehet i gatshëm për koncesione, ka thënë të premten një diplomate e Lartë e vendit, raportojnë agjencitë e lajmeve në kryeqytetin koreanoverior.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se synim i Washingtonit është që bisedimet me Fenianin të vazhdojnë dhe ka thënë se shpreson që lideri, Kim Jong-Un, do t’u përmbahet premtimeve për të mos i vazhduar testimet bërthamore dhe raketore.

Zëvendësministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, fajësoi zyrtarët më të lartë amerikanë për dështimin e samitit të muajit të kaluar në Hanoi midi Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, kanë raportuar agjencia ruse e lajmeve “Itar TASS” dhe “Association Press”, transmeton “Koha Ditore”.

“Nuk e kemi ndërmend t’u nënshtrohemi kërkesave amerikane (në samitin e Hanoit) në asnjë formë, e as nuk jemi të gatshëm që të përfshihemi në negociata të këtij lloji”, thuhet të ketë thënë Choe para gazetarëve në kryeqytetin koreanoverior.

Të ngjashme