Pasojat ekonomike të pandemisë mund të shkaktojë një rritje të numrit të fëmijëve në kushte të varfërisë familjare deri në 86 milionë më shumë deri në fund të vitit 2020, me një rritje prej 15%, sipas një studimi të ri të publikuar sot nga organizata ”Save the Children”.
Studimi tregon se pa veprime të menjëhershme për të mbrojtur familjet nga vështirësitë financiare të shkaktuara nga pandemia, numri i përgjithshëm i fëmijëve që jetojnë nën varfëri ekstreme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të arrijë në 672 milionë deri në fund të vitit.
Rreth 2 në 3 prej këtyre fëmijëve jetojnë në Afrikën Subsahariane dhe në Azinë e Jugut.
Amerika Latine dhe Karaibet mund të shohin një rritje prej 22%.
“Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një krizë të paparë socio-ekonomike që po ezauron burimet për familjet në mbarë botën”, tha Henrietta Fore, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNICEF-it.
“Pa veprime të bashkërenduara, familjet e varfra mund të përballen me nivele mbijetese që nuk janë parë në dekada”, shtoi ajo.