Korrupsioni në Kosovë është endemik, enorm dhe kancerogjen.
Duhet të denoncohet e të luftohet në çdo rast. Ama duhet të kuptohet e të tregohet se korrupsioni në të gjitha vendet ish komuniste, nga Rusia, Rumania, Bullgaria e te Serbia, Shqipëria, Mali e Zi, Maqedonia e Veriut është endemik, enorm, kancerogjen.
Në disa nga këto shtete është edhe terrorist. Ndërsa në Kosovë korrupsioni ka një specifikë: është i kontrolluar plotësisht nga prezenca ndërkombëtare.
Ajo e ka lejuar korrupsionin, bile edhe krimin politik, që të mund të shantazhojë politikanët tanë, gjë që e ka bërë me sukses të plotë për vete, sepse me atë kartë ka bllokuar liberalizimin e vizave, ka burgosur kend ka dashur e kur ka dashur, ka nxitë konfliktet e brendshme politike ndërmjet shqiptarëve, ka krijuar klimë për secesionin e veriut dhe për rikthimin e ndikimit të Serbisë mbi gjithë Kosovën.