Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në Serbi mund të ndikojnë në mënyrën se si shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e vlerësojnë rrugën e këtij vendi drejt anëtarësimit.
Duke folur në Dublin, Kos tha se Brukseli po i ndjek nga afër zhvillimet në Serbi dhe theksoi se procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me aspektet teknike të negociatave, por edhe me respektimin e vlerave evropiane dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Ajo veçoi edhe kthimin në Beograd të eshtrave të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid dhe krime lufte.
“Kthimi i eshtrave të Ratko Mlladiqit dhe ajo që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë një provë shumë e rëndësishme”, tha Kos.