Në Shkollën Amerikane të Kosovës (ASK) u lansua projekti “Junior Geeks”, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka inkurajuar të rinjtë të kapin mundësinë për të mësuar diçka të re, pavarësisht vështirësive.
“Programet si “Junior Geeks” u jep nxënësve shkathtësi për të vazhduar studimet dhe për të qenë konkurrues në treg. I nxitë nxënësit për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhë probleme jo vetëm në salla të kompjuterit, por edhe më tej. Puna Qeverisë amerikane përqendrohet në paqe, drejtësi dhe mirëqenie. Nxënësit që marrin pjesë në këtë program do ta kenë më të mundur të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës në këto tri fusha. Teknologjia është thelbësore për transparencën. Platforma tjera online ofrojnë mënyra si publiku të kërkojë llogari ndaj Qeverisë”, tha ambasadori Kosnett.
“…Programi është hartuar si platformë qe përfshinë të rinjtë përtej kufijve gjeografikë e etnikë. Nëse duam që Kosova të jetë burim i paqes është kritike të ketë zhvillime ekonomike që përfshijnë burra e gra”, u shpreh ai.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT),Shyqiri Bytyqi, tha se Kosova e ka pasurinë më të madhe rinin. Bytyqi tha se do të angazhohet që këtyre të rinjve t’ia krijojnë kushtet për mundësi.
“Pasurinë më të madhe e kemi rininë. Rinia jonë është e mrekullueshme. Ajo çka duhet është t’ia krijojmë mundësitë dhe kushtet. Na mbetet obligim i joni që këtyre të rinjve tanë t’ia krijojmë kushtet që ata të jenë e ardhmja jonë. MASHT ka bërë disa hapa për të pasë projekte për të rinjtë tanë. Disa projekte qe tashmë janë në zbatim si, ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve tanë, ndërmarrja e praktikave, ndërmarrësia si lëndë obligative e cila është tashmë më shkolla profesionale etj”, u shpreh ai, raporton EO.
Ministri Bytyqi u shpreh tejet i lumtur që programi “Junior Geeks”, është njëri nga 70 projektet fituese nga mbarë bota (i vetmi nga Evropa Juglindore), i cili ka fituar mbështetje financiar nga Fondi i Bursistëve për Inovacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Qendrës Inovative të Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i “Innovation Centre Kosovo”, Uranik Begu, tha se ky është vetëm fillimi i një vizioni i cili duhet të jetë i qartë sepse nuk kemi shpresa pa një rini.
“Dija është infektuese në njëfarë forme, por duhet me gjet ambientin e duhur për me e shpërnda atë dije. Ky është qëllimi i këtij programi. Ky është vetëm fillimi i një vizioni i cili duhet të jetë i qartë sepse nuk kemi shpresa pa një rini. Duhet të bëhemi bashkë sepse Kosova meriton më mirë.