Kosnett: Është arritur progres në fushën e drejtësisë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka lansuar Pasqyrën e Performancës në ueb faqen e KGjK-së, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett në adresimin e tij, tha se kjo platformë mundëson që qytetarët t’i monitorojnë punën e gjykatave dhe gjyqtarëve në ueb faqen e KGjK-së.

Kosnett tha se ShBA-ja mbështet vendet në synojnë transparencën në drejtësisë, dhe Kosova ka arritur progres në fushën e drejtësisë për një sistem të pavarur dhe pandikime.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin sistemin transparent të drejtësisë, ne jemi këtu të ju ndihmojë shteteve në transparencë një sistem të drejtësisë të barabartë për të gjithë, të pavarur nga ndikimet”.

“Kosova ka bërë progres duke promovuar ligjin, ky progres është në kuadër të indeksit të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Ne jemi këtë për të parë këtë progres një nga shembujt e mbështetjes tonë është lansimi i platformës për pasqyrën e performancës në ueb faqen e KGjK-së”.

“Kjo platformë është jashtëzakonisht miqësore dhe transmeton informacione të shpejta për performancën e të  gjitha gjykatave në Kosovë. Qytetarët tani munden rregullisht online të i monitorojnë gjykatat dhe gjykatësit personalisht”.

https://www.facebook.com/usaidkosovo/videos/695698647871182/UzpfSTI4MjQyMjU5NTYxMDc4Mjo4ODkyNjgxNzgyNTk1NTE/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme