Kosnett është parë në ndërtesën e Qeverisë, s’ka ndonjë njoftim për takim me Kurtin

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka qëndruar sot në qeveri , raporton Televizioni 7.

Kosnett është parë para disa çasteve duke dalur nga ndërtesa e qeverisë, që sipas të gjitha gjasave ka pasur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i ka thënë Ekonomia Online, se ky takim është në kuadër të takimeve të rregullta.

Kryeministri në detyrë dhe ambasadori Kosnett mbajnë takime të rregullta.


Të ngjashme