Kosnett kërkon nga Kuvendi që të votohen amendamentet për OJQ-të

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Phipil Kosnett, ka kërkuar nga Kuvendi që t’i votojë amendamentet e propozuara nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për Ligjin e Organizatave Jo-Qeveritare.

Kosnett një gjë të tillë e ka kërkuar nëpërmjet Twitter-it, duke thënë se këto amendamente nuk kanë të bëjnë me politikën, por me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve, transmeton Klan Kosova.

“I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të votojë në favor të amendamenteve të propozuara nga Presidenti Thaçi për Ligjin e OJQ-ve”.

“Kjo nuk ka të bëjë me politikën – ka të bëjë me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve”.

Kujtojmë se Presidenti Thaçi e ka kthyer në rishqyrtim ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Zyrës së Presidentit, disa nene të Ligjit për Lirinë e Asociimit në OJQ nuk janë në pajtim me Nenin 44 (1) të Kushtetutës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare për lirinë e asociimit.

Të ngjashme